
Edukimi për Gjithëpërfshirjen në Klasë si Themel i Suksesit!
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në kuadër të angazhimit të tij për të mbështetur zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar, ofron një program trajnimi falas në formatin online, i cili synon të fuqizojë mësuesit me njohuri bashkëkohore për edukimin gjithëpërfshirës.
Ky program është krijuar për të ofruar një qasje praktike dhe të lehtë për t’u ndjekur, duke kombinuar fleksibilitetin e mësimit online me cilësinë e lartë akademike të stafit të UNISHK.
Çfarë përfshin ky program?
-
✅ 4 kurse të pavarura, me përmbajtje të fokusuara në tematika kyçe të gjithëpërfshirjes në arsim.
-
✅ Mësim tërësisht online, i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet.
-
✅ 4 ECTS në total për përfundimin e suksesshëm të programit.
-
✅ Certifikatë pjesëmarrjeje dhe përfundimi, e vlefshme për qëllime profesionale dhe zhvillimi të mëtejshëm.
-
✅ Provim përfundimtar online, në përputhje me standardet akademike.
-
✅ Mbështetje pedagogjike gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit.
-
✅ Pa pagesë, si pjesë e një grupi pilot kombëtar.
Kohëzgjatja:
🗓️ shtator – dhjetor 2025
Kush mund të aplikojë?
Të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar në Shqipëri të interesuar për zhvillim profesional në fushën e edukimit gjithëpërfshirës.
Afati për aplikim:
📅 09 qershor – 15 qershor 2025
Disclaimer
The creation of this communication has been funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the authors only and do not necessarily reflect those of the European Union or the European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor the European Education and Culture Executive Agency (EACEA) can be held responsible for them.
The Micro-credential was developed in the framework of the Erasmus+ CBHE project MOOC-based Micro-Credentials for teacher professional development (CRED4TEACH, Ref. No. 101082858).
- Teacher: Admin User