Available courses

Edukimi për Gjithëpërfshirjen në Klasë si Themel i Suksesit!

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në kuadër të angazhimit të tij për të mbështetur zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar, ofron një program trajnimi falas në formatin online, i cili synon të fuqizojë mësuesit me njohuri bashkëkohore për edukimin gjithëpërfshirës.

Ky program është krijuar për të ofruar një qasje praktike dhe të lehtë për t’u ndjekur, duke kombinuar fleksibilitetin e mësimit online me cilësinë e lartë akademike të stafit të UNISHK.

Çfarë përfshin ky program?

  • 4 kurse të pavarura, me përmbajtje të fokusuara në tematika kyçe të gjithëpërfshirjes në arsim.

  • ✅ Mësim tërësisht online, i aksesueshëm nga çdo pajisje me internet.

  • 4 ECTS në total për përfundimin e suksesshëm të programit.

  • Certifikatë pjesëmarrjeje dhe përfundimi, e vlefshme për qëllime profesionale dhe zhvillimi të mëtejshëm.

  • Provim përfundimtar online, në përputhje me standardet akademike.

  • Mbështetje pedagogjike gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit.

  • Pa pagesë, si pjesë e një grupi pilot kombëtar.

Kohëzgjatja:

🗓️ 16 qershor – 31 tetor 2025

Kush mund të aplikojë?

Të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar në Shqipëri të interesuar për zhvillim profesional në fushën e edukimit gjithëpërfshirës.

Afati për aplikim:

📅 09 qershor – 15 qershor 2025

 

 

Ky kurs online dhe i hapur (MOOC) në fushën e "Mentorimit të Mësuesve" adreson një nevojë kritike për të pajisur mësuesit me strategjitë dhe aftësitë e nevojshme për të përmirësuar praktikën e mësuesve mentorë dhe të marrësve të mentorimit. Ky kurs ofron një certifikatë në "Mentorimin e Mësuesuesve" bazuar në Rregulloren për organizimin dhe zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, Kreu III, Kriteret për Mentor, Neni 10, pika 1/C, ku ndër të tjera theksohet detyrimi që mentorët duhet të jenë pjesëmarrës të rregullt në programe dhe module zhvillimi profesional. Meqenëse mentorimi është pjesë e plotësimit të profilit të mësuesit brenda kurrikulës me bazë kompetencat, ky kurs u shërben drejtuesve arsimorë, mësuesve-mentorë, atyre që aspirojnë të bëhen mësues-mentorë, si dhe praktikantëve që shpresojnë të bëhen mësues.