Kuadri ligjor për aftësinë e kufizuar dhe gjithëpërfshirjen është një kurs thelbësore që fokusohet në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Lënda shqyrton gjithë kuadrin ligjor dhe politikat e ndryshme që janë në fuqi për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mos diskriminohen dhe të kenë mundësi të barabarta në shoqëri. Qëllimi i Kursit është t'i informojë pjesëmarrësit me kuadrit ligjor për personat me aftësi të kufizuar dhe gjithpërfshirjen.
● Modeli i mësimdhënies: i orientuar
● Strategjia e mësimdhënies: Shpjeguese
● Totali i orëve të mësimit: 25 orë (1 ECTS)
1. Mësuesit parauniversitar
2. Drejtorët e shkollave, nëndrejtorët, punonjësit socialë, psikologet, koordinatorët e cilësisë së shkollave, punonjësit e sigurisë së shkollave
3. Studentët universitarë
Objektivat e kursit
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit duhet:
- Të njohin dhe të përshkruajnë kuadrin ligjor për personat me aftësi të kufizuara.
- Ky objektiv përfshin një shqyrtim të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
- Dispozitat e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara,
- Akti i Amerikanëve me Aftësi të Kufizuara (ADA) dhe Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCRPD).
2. Të kuptojnë konceptin e aftësisë së kufizuar, përmes: ekzaminimit të llojeve të ndryshme të aftësive të kufizuara, shkaqet e tyre dhe se si ato ndikojnë në jetën e një personi;
o vlerësimit të sfidave me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe të zhvillojnë strategji për të mbrojtur të drejtat e tyre.
o Të shqyrtojnë ndikimin e aftësisë së kufizuar në shoqëri, përmes: ekzaminimit të barrierave sociale, ekonomike dhe kulturore me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe se si këto pengesa ndikojnë në aftësinë e tyre për të marrë pjesë plotësisht në shoqëri.
3. Të njohin planin kombëtar për personat me aftësi të kufizuara 2021-2025.
o Të njohin kuadrin ligjor dhe strategjik. Investimi në kapital njerëzor dhe kohezionin social.
4. Të njohin dhe zbatojnë arsimimin gjithëpërfshirës në Shqipëri:
o Të njohin Praktikat më të mira, sfidat dhe implikimet ligjore.
o Të njohin dhe zbatojnë arsimimin i fëmijëve me aftësi të kufizuar.
o Roli I mësuesit ndihmës dhe kualifikimi i tij për aftësinë e kufizuar.
o Të dijnë arritjet dhe sfidat e politikave për ofrimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara.
- Teacher: Admin User